Vendosni fjalën kyçe....

Afera Partizani, avokatët e Malltezit apelojnë vendimin e masës së sigurisë


Avokatët e Jamarbër Malltezit dorëzuan sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu pritet që të njëjtën apelim do të bëhet edhe nga avokatët e ish kryeministrit Berisha në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani në Tiranë.