Vendosni fjalën kyçe....

Rinumërimi i kërkuar nga Trump në Wisconsin rrit votat e Biden


Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin të kërkuar nga stafi i fushatës zgjedhore të Presidentit Republikan Donald Trump përfundoi të premten me Presidentin e zgjedhur Demokrat Joe Biden që fitoi votat.

Pas rinumërimit në Milwaukee County, Biden kishte një fitim neto prej 132 votash, nga gati 460,000 të hedhura. Në përgjithësi, Biden fitoi 257 vota nga 125 të Trump.

Fushata e Trump kishte kërkuar rinumërim në dy prej qarqeve më të populluara dhe me prirje demokratike në Wisconsin, pasi humbi Wisconsin ndaj Biden me mbi 20,000 vota. Të dy rinumërimet do t’i kushtojnë fushatës Trump 3 milion dollarë. Qarku Dane pritet të përfundojë rinumërimin e tij të Dielën.

Në përgjithësi, Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA më 3 nëntor me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor – shumë më shumë se 270 të nevojshme për fitore – nga 232 të Trump. Biden gjithashtu kryeson me më shumë se gjashtë milion në numërimin e votave popullore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *