Vendosni fjalën kyçe....

Armand Duka: Thellësisht i shokuar, Dwamena kishte rekordin më të mirë të golave


Ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias Raphael Dwamena në fushë, ka tronditur futbollin në Shqipëri. Në lidhje me këtë ngjarje tragjike ka reaguar dhe kreu i FSHF-së. Armand Duka shprehet thellësisht i prekur dhe i shokuar për këtë largim të parakohshëm.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave. Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij. Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”, shkruan Duka.