Vendosni fjalën kyçe....

Pasuria e Trump u rrit ndjeshëm pasi la presidencën


Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump pa pasurinë e tij të rritej pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Sipas të dhënave, pasuria neto e Trump aktualisht është 3.1 miliardë dollarë, afërsisht 500 milionë dollarë më shumë që nga viti 2021, kur pasuria e tij vlerësohej në 2.6 miliardë dollarë.

Bloomberg i bëri llogaritjet bazuar në dokumentet që japin hollësi mbi paraqitjen e pasurive të Trump, të vëna në dispozicion gjatë gjykimit të tij në Nju Jork. Ish-presidenti, së bashku me kompanitë dhe djemtë e tij, akuzohen se kanë fryrë përmes mashtrimit vlerën e pasurive për më shumë se një dhjetëvjeçar për të siguruar kredi të favorshme nga bankat, si dhe marrëveshje sigurimesh.

Trump dëshmoi për këtë rast të hënën, duke pretenduar se pasuritë në fjalë ishin në fakt të nënvlerësuara dhe duke thënë se bankat vështirë se i morën parasysh deklaratat e tij mbi kushtet financiare kur jepnin kredi.

Sa i përket gjendjes së financave të Trump, djali i tij, Eric Trump, i cili është gjithashtu një nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump, tha së fundmi se “kompania nuk ka qenë kurrë më e fortë dhe kurrë më mirë”.