Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një foshnjë braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht


Policia ka gjetur një foshnjë të sapolindur të braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Foshnja është dërguar me automjetin e policisë në spital.

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.