Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Tiranë, humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë


Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe ka humbur jetën shtetasi A.Sh. student në Akademinë e Sigurisë. 

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.