Vendosni fjalën kyçe....

Trump refuzon ftesën e Zelenskit për të vizituar Ukrainën: Kohë e papërshtatshme


Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump refuzoi ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Ukrainën për të parë shkatërrimet e sulmeve të Rusisë, duke shtuar se ai e respekton Zelenskyn, por se një vizitë e tillë do të ishte “e papërshtatshme” në këtë përiudhë.

“Kam respektin maksimal për Presidentin Zelensky, por mendoj se do të ishte e papërshtatshme të shkoja në Ukrainë në këtë kohë”, tha Trump.

Sipas Trump, administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden “aktualisht po merret” me Zelensky dhe nuk do të donte “të krijonte një konflikt interesi”.

Çështja u hap përsëri gjatë një interviste me Zelensky që u transmetua në emisionin Meet the Press të NBC të dielën, duke bërë që presidenti ukrainas të ftojë Trumpin në Kiev.

Zelensky tha se ai do t’i shpjegonte personalisht Trump “në 24 minuta” se presidenti rus Vladimir Putin do ta bënte të pamundur negocimin e një përfundimi të kënaqshëm të luftës.

“Ish-presidenti Trump tha se [për rreth 24 orë, ai mund ta menaxhojë atë dhe të përfundojë luftën. Unë ftoj Presidentin Trump … Nëse ai mund të vijë këtu, do të më duhen 24 minuta – po, 24 minuta. Jo më shumë. Po. Jo më shumë – 24 minuta për t’i shpjeguar [Presidentit Trump] se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë Ai nuk mund të sjellë paqe për shkak të Putinit”, tha Zelensky.