Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës: 400 milion euro për rritje pagash në 2024, e çuam buxhetin në 7 miliardë euro


Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro. Rama tha se PS e ka rritur buxhetin e shtetit në 7 miliardë euro.

“E kemi marrë buxhetin 3 miliardë euro dhe sot e kemi 7 miliardë euro i rritur në këtë periudhë mes gjithë këtyre vështirësive që kanë qenë objektive që shkaktuara nga for a të jashtme fatkeqësi natyrore është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë dhe kjo përkthehet në një  ndryshim të drejtpërdrejt të natyrës financiare për të gjithë ata që punojnë. Buxheti ka 400 milionë euro rritje pagash”, u shpreh Rama.