Vendosni fjalën kyçe....

Influenceri argjentinas mbledh 1000 Spiderman, synon rekodin botëror (Video)


Influencuesi argjentinas Uki Deane organizoi atë që mund të jetë koleksioni më i madh në botë i Spidermen.

Të gjithë personat me kostumin e personazhit të njohur të kartonave u mblodhën në Plaza de la República të Buenos Aires.

Mbi 1,000 Spiderman u shfaqën në atë që mund të vendosë një rekord botëror. Spidermen-ën sollën donacione për një bamirësi lokale për të pastrehët dhe gjetën gjithashtu kohë për të ringjallur momentin më të famshëm të Spiderman.

Organizatori Deane është i bindur se gjyqtarët e rekordeve botërore të Guiness do kurorëzojnë Argjentinën kampione botërore në Spiderman, duke marrë titullin nga Malajzia, e cila mburrej me 685 Spidersman të njëkohshme në qershor.