Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH reagon për foton e çarjes së asfaltit: Nuk është në ‘Rrugën e Arbrit’


    Deputeti i qarkut Dibër, ka bërë së funndmi një denoncim në Facebook kushtet aktuale të Rrugës së Arbrit, e cila sipas tij ka një cilësi të degraduar punimesh, ku ndër të tjera sipas tij, SPAK do të ketë një dosje të madhe abuzimesh si çeshtje për të trajtuar. 

“Rruga e Arbrit” një rrugë që nuk mbaron kurrë ,një cilësi e degraduar e punimeve,një  abuzim madhor. 

Shikoni në cfarë kushtesh është rruga “e re”. 

Një ngjarje e madhe korruptive në këtë vend, ku SPAK shpejt do të ketë cështje për të  trajtuar, një dosje të madhe abuzimesh, këtë ua garantoj si deputet i Qarkut Dibër” shkruan Çollaku.

Sakaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka përgenjeshtruar denoncimin e Çollakut në rrjetin social facebook, ku përmes disa pamjeve, mbi gjëndjen e asfaltit në Rrugën e Arbërit, shpjegon se çarja e asfaltit nuk është në Rrugën e Arbërit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Njoftim për mediat dhe opinionin publik!

Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. 

Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi, njofton ARRSH.