Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, 53-vjeçarja përplas një 72-vjeçare që po lëvizte me biçikletë, humb jetën në spital


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçare, përplasi një 72-vjeçare që po lëvizte me biçikletë ku për pasojë ka humbur jetën. Më pas 53-vjeçarja është arrestuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.

Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, njofton policia.