Vendosni fjalën kyçe....

Napoli fiton 0-2 në transfertë duke iu afruar kreut


Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të.

Këtë të shtunë në program janë tre duele, ndërsa gjithçka nisi në 15:00 me fitoren 0-2 të Napolit në transfertë kundër Salernitanës.

Ndërsa në 18:00 pritet të luajnë Atalanta – Inter dhe në 20:45 Milan – Udinese.

Në stadiumin “Arechi” në Salerno, vendasit e Salernitanës humbën 0-2 me Napolin. Miqtë e Garcias u rikthyen te suksesi pas barazimit 2-2 me Milanin një javë më parë dhe prekin zonën Champions. Nga ana tjetër, Salernitana e Pippo Inzaghit ende nuk e ka siguruar fitoren e parë këtë sezon, duke u gjendur me vetëm katër pikë në fundin e renditjes. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Raspadori në minutën e 13-të dhe nga Elmas në minutën e 82-të. Me 21 pikë Napoli shkon në vendin e katërt.

Serie A – java 11-të:

15:00 Salernitana 0-2 Napoli

18:00 Atalanta – Inter

Milan – Udinese