Vendosni fjalën kyçe....

SHBA lëshon dronë mbi Gaza në kërkim të pengjeve


Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar dronë vëzhgimi mbi Gaza në kërkim të pengjeve njoftoi të enjten dy zyrtarë amerikanë.  Dy zyrtarët amerikanë, duke folur në kushtet e anonimitetit, thanë se SHBA-ja po fluturonte me dronët e inteligjencës mbi Gaza për të ndihmuar në përpjekjet për vendndodhjen e pengjeve. Një nga zyrtarët tha se kishin kryer fluturimet me dron për më shumë se një javë, shkruan Reuters.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se 10 amerikanë që mbeten të pagjetur mund të jenë në mesin e më shumë se 200 personave të marrë si pengje në Gaza, ku besohet se mbahen në rrjetin e gjerë të tuneleve të Hamasit.  Forcat izraelite rrethuan të enjten Qytetin e Gazës – qytetin kryesor të Rripit të Gazës – në sulmin e tyre ndaj Hamasit, i cili rezistoi me sulme të goditura nga tunelet nëntokësore.  Qyteti në veri të Gazës është bërë fokusi i sulmit për Izraelin, i cili është zotuar të asgjësojë strukturën komanduese të grupit islamist dhe u ka thënë civilëve të ikin në jug.