Vendosni fjalën kyçe....

Opozitari më i madh i Vuçiç largohet nga Serbia: Do kërkoj azil, u largova nga vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar


 

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandër Vuçiç, Boban Bogdanoviç është larguar përfundimisht nga Serbia, duke njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.

“Sapo kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në aeroportin e Zyrihut”,shkroi Bogdanoviç.

 

 

Në postimin ku ka njoftuar largimin nga Serbia ai ka renditur edhe arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiç, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Bogdanoviç.

Disa ditë më parë, politikani opozitar serb Boban Bogdanoviç, krahasoi Listën Serbe me Hamasin, ku sipas tij, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.