Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën një person


Një tjetër aksident i ka marrë jetën një personi në vendin tonë. aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 29 vjeç Elidon Kulla.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit” -njofton policia.