Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite rrethon qytetin e Gazës, “thellon” operacionet e saj aty


Ushtria izraelite po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje, tha shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në një intervistë televizive të enjten.

“Ushtarët tanë kanë operuar në qytetin e Gazës për ditët e fundit, duke e rrethuar atë nga disa drejtime, duke e thelluar operacionin,” tha gjenerallejtënant Herzi Halevi, shkruan CNN.

Forcat tona janë në zona shumë të rëndësishme të qytetit të Gazës, shtoi ai.

Ushtria izraelite filloi operacionin e saj të plotë tokësor në Gaza të premten, duke lëvizur tanket, buldozerët, këmbësorinë dhe njësitë inxhinierike luftarake në brez. Ndërsa operacioni tokësor rreth qendrës më të madhe të popullsisë së Gazës është zhvilluar ngadalë, Izraeli ka mbajtur bombardimet e vazhdueshme të rripit nga ajri.