Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti 2024/ Xhixho: Shkurtim fondesh për arsimin, asnjë paketë ndihmëse për shtresat në nevojë


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncoi aktin e ri normativ të qeverisë, i cili, i tha ajo anashkalon mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve.

Ajo theksoi se në akt nuk ka asnjë paketë mbështetëse për asnjë nga kategoritë në nevojë.

Xhixho vërejti se në akt nuk parashikohet rritje rrogash ndërsa ka një ulje të fondit për pensionet teksa qeveria rrit fondet për shpenzime luksi.

“Me aktin e ri normativ, qeveria ka vendosur të injorojë mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve. Asnjë paketë mbështetëse për asnjë prej kategorive në nevojë. Akti normativ i qeverisë « Rama » nuk parashikon rritje të pagave, por parashikon ulje të fondit të pensioneve, pasi prioritet për qeverinë mbetet rritja e fondeve operative për shpenzime luksi si dhe shpenzimet kapitale.  Ndërsa nuk ngurron të shkurtojë investimet në strehim, arsim dhe shëndetësi, qeveria ndan mënjanë 2 milionë euro për investimet në godinat e veta.” – tha Xhixho.

Ajo shtoi më tej se arsimi nuk i intereson aspak qeverisë Rama duke qenë se fondet për të janë shkuartuar me 8.5 milionë euro.

Deputetja e PL-së nënvizoi se në universitetet e vendit ka sot 43 për qind më pak studentë se viti 2011.