Vendosni fjalën kyçe....

Kategoria Superiore – Fitojnë Partizani e Tirana, Vllaznia merr vetëm një pikë


Partizani dhe Tirana e kanë mbyllur me fitore raundin e 11 të Kategorisë Superiore.

Skuadrat e kryeqytetit fituan respektivisht kundrejt Laçit dhe Teutës.

Të kuqtë fituan përballë Laçit me një gol në minutë të 94 të shënuar nga Taipi.

Ndërsa Tirana fitoi 2-0 përballë Teutës me gola të shënuar nga Hasani në minutat 12 dhe 82.

Në Shkodër sfida kundrejt Erzenit nuk solli më shumë se një pikë për Vllazninë.

Balaj shënoi në minutën e 28’ golin e avantazhit për Vllazninë ndërsa Qarri në minutën e 68’ shënoi në portën e vet për t’i dhënë një pikë Erzenit.

Me këto rezultate Partizani qëndron në venin e dytë me pikë të barabarta me Egnatian por me një ndeshje më pak ndërsa Tirana në vendin e tretë me 17 pikë e ndjekur nga Laçi me 14 pikë. Ndër Vllaznia ndodhet në venin e 6 me 13 pikë së bashku me Kukësin, Skënderbeun dhe Erzenin. Teuta ndodhet në vendin e parafundit me 11 pikë që e ndan me Dinamon me po aq pikë.