Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Speciale bastis shtëpinë e një tjetër ish-këshilltari të Hashim Thaçit


Gjykata Speciale ka bastisur sot banesën e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ditët e fundit Gjykata Speciale ka bastisur edhe banesat e tre ish-këshilltarëve të Thaçit, përkatësisht Artan behramit, Blerim Shalës e Bashkim Smakajt.

Bastisjes e banesave të ish-këshilltarëve të Thaçit vjen teksa ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Kosovës, me seli në Hagë, ku akuzohen për krime lufte.

Ata i kanë mohuar me forcë akuzat gjatë gjyqit duke thënë se pretendimet e prokurorisë janë të stisura nga dëshmitë e rreme.