Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset varka me emigrantë në Siçili, pesë të vdekur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili, ku pesë emigrantë vdiqën pasi u përmbyt varka me të cilën ishin duke udhëtuar.

Trupat e pesë viktimave u gjetën sot nga roja bregdetare. Brigjet italiane përdoren për të kaluar emigrantët nga vendet e Afrikës drejt Evropës.

Vetëm mbrëmjen e djeshme, 95 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Siria, mbërritën në Lampeduza me dy varka.