Vendosni fjalën kyçe....

Në pranga 45-vjeçari çek, tentoi të trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë


Një 45-vjeçar çek është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi në makinë iu gjetën armë në makinë. Operacioni ‘Magnum’, në pranga shtetasi çek, iu sekuestrua 1 pistoletë, 7 thika dhe 2 spraj irritues.

Morinë- Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni policor i koduar “Magnum”, për goditjen e një rasti të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në të, municion luftarak, 7 armë të ftohta, 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues) dhe një automjet tip “Land Rover”.

Vihet në pranga 45-vjeçari (shtetas çek), drejtuesi i automjetit ku u gjetën armët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policoe, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll shtetasin çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.