Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ shpall emrat e kandidatëve për gjyqtarë që sapo kaluan procesin e vettingut


Ndërsa gjykatat janë zbrazur nga procesi i vettingut dhe më shumë se 100 mijë dosje kanë mbetur stok, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përgjegjës për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, ka njoftuar se  17 studentët që ndjekin Shkollën e Magjistraturës janë kualifikuar, duke marrë kështu statusin e kandidatit për gjyqtar.

 

Njoftimi i plotë i KLGJ-së:

Sot, në datë 26.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve:

  • Znj. Ornela Troplini;
  • Z. Elvis Tosuni;
  • Znj. Enxhi Bushi;
  • Znj. Marena Panda;
  • Z. Ilmi Leka;
  • Znj. Denisa Laçi;
  • Znj. Elona Musai;
  • Znj. Enxhi Tamburi;
  • Znj. Marinela Prifti;
  • Znj. Miglena Tabaku;
  • Z. Brikel Toma;
  • Znj. Valmira Fejza;
  • Znj. Elsa Gjini;
  • Znj. Malbora Selgjeka;
  • Znj. Elsona Fezollari;
  • Znj. Anisa Likaj;
  • Znj. Zoica Strora.