Vendosni fjalën kyçe....

Afera ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e radhës për Berishën, kush janë dy avokatet e shtetit që do ta përfaqësojë ish-kryeministrin në GJKKO


Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin ka nisur një hetim ku akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.

Në seancën, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja. Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha.

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.

Sipas GJKKO, duhet të zëvendësohet me një tjetër mbrojtës të listës së avokatëve kryesisht. “Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Duket se po zgjat pak kohë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për Berishën, ndërkohë që sot mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe cili do të jetë avokati tjetër kryesisht.