Vendosni fjalën kyçe....

Statusi i PD-së në gjykatë/ Basha kërkon të regjistrojë Kuvendin e 2 shtatorit


Në gjykatën e Tiranës vijon gjyqi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të kërkuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Përfaqësuesi ligjor i Bashës, Rezart Kthupi, tha në këtë proces se Rithemelimi nuk ka tagër dhe se autorizimi me firmën e Berishës i përfaqësuesve të këtij grupimi në gjyq, pra i Çlirim Gjatës dhe i Franc Nurit është i pavlefshëm.

“Ka ardhur një autorizim që firmoset nga 29 anëtare, kush është akti provues me të cilin na provon se kush është pala e autorizimit. Duhet akti me të cilin ky komision është themeluar” tha Kthupi.

Nga ana e tij Çlirim Gjata si përfaqësues i Rithemelimit  u shpreh se janë thirrur si palë e tretë “me emrin Partia Demokratike e Komisionit te Rithemelimit.

“Ne kemi ardhur me këtë cilësi për tiu pergjigjur gjykatës dhe kemi sjellë autorizim nga komisioni me kërkesë të gjykatës. Se kush e jep autorizimin, janë probleme politike të brendshme të një partie nuk ka lidhje me gjyqin e sotëm. Se kush është komisioni i rithemelimit e ka vendosur kuvendi i 11 dhjetorit me urdher të gjyqtarit Agron Zhukri” tha Gjata.

Në lidhje me ecurinë e procesit, sa i takon legjitimimit, gjykata argumentoi:

“Zyra e regjistrimit të partive politike me shkresën e datës 11 shtator dhe fakti tjetër që për PD njihet si kryetar, Lulzim Basha, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri legjitimohen si përfaqësues të Komisionit të rithemelimit.

Referuar neneve përkatëse, gjykata vendos: Të legjitimojë shtetasit Franc Nuri dhe Çlirim Gjata”.