Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli shpërndan fletushka në Gaza, kërkon ndihmë për gjetjen e pengjeve


Ushtria izraelite ka hedhur fletushka në  pjesën veriore të Gazës, për të kërkuar informacion rreth pengjeve që mbahen nga Hamasi  dhe duke ofruar mbrojtje dhe kompensim në këmbim, shkruan BBC.

Fletushkat lexonin në arabisht: “Nëse vullneti juaj është të jetoni në paqe dhe të keni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, bëni menjëherë veprimin humanitar dhe ndani informacione të verifikuara dhe të vlefshme për pengjet që mbahen në zonën tuaj”.

Mbi 200 pengje izraelite, mes te cilëve civilë e ushtarakë mbahen nga Hamas-i, pasi u morën gjatë sulmit të 7 tetorit. Deri tani vetëm disa syresh janë lënë të lirë ndërsa në negociata janë përfshirë SHBA-ja, Izraeli e Katari.