Vendosni fjalën kyçe....

Teuta përmbys Dinamon, Di Biago jep dorëheqjen në transmetim të drejtpërdrejtë


Dinamo është mundur nga Teuta 3-2 e kjo ka çuar në dorëheqjen e trajnerit italiane Di Biagio.

Kryeqytetasit që nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin arritën të shënojnë dy gola në fillim me Kacorrin e Denisson duke i shtangur durrsakët.

Megjithatë miqtë arritën të reagojnë shpejt duke kthyer gjithçka. Fillimisht shënoi Peposhi e Fili barazoi gjithçka para se Jazxhi të shënonte golin e fitores për ‘Djemtë e Detit’ në minutën e 8-të shtesë të ndeshjes.

Pas humbjes Dinamo e sheh  veten në vendin e fundit me 7 pikë në 9 takime ndërsa Teuta është ngjitur disi, dy vende më lart.

Trajneri Italian i Dinamos, Di Biago e dha dorëheqjen në transmetim të drejtpërdrejtë teksa po fliste  për mediat.  Ai tha se e jep dorëheqjen për të mos iu bërë më barrë klubit, lojtarëve e tifozëve.

“Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnë një punë të madhe për ta ringritur lart. Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një njeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim.” – tha Di Biago.