Vendosni fjalën kyçe....

Nesër seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Malltezit e biznesmenit Bektashi


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se nesër në orën 13:30, do të zhvillojë seancën gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Për Berishën ende nuk ka një njoftim, pasi procesverbalet në gjykatë për ekzekutimin e masës së sigurisë kanë shkuar vetëm për Malltezin dhe për Bektashin.

Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.