Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për masën e sigurisë ndaj Berishës: Drejtësia me urdhër politik të Ramës po shkel kushtetutën


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për Sali Berishën dhe ndalimin e tij për dalje nga vendi.

Meta thotë se “drejtësia me regji” e urdhëruar nga Edi Rama ka ndërmarrë veprime antikushtetuese ndaj kreut të PD-së.

Sipas kreut të PL-së këto veprime kanë shkelur Parlamentin e Shqipërisë dhe kërkojnë të shmangin vëmendjen nga korrupsioni dhe përgjegjësitë personale të Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft afera të tjera.

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”-shkruan Meta.