Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka bir ku*ve që na largon nga këtu”, banorët e Astirit protestojnë kundër Veliajt


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë sot dhe kanë bllokuar rrugën pasi sipas tyre shteti do ju prishë shtëpitë pa iu dhënë dëmshpërblim. Banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën, dhe thonë se janë 600 familje që do të nxirren në rrugë. Ata deklaruan se Rama dhe Veliaj duhet t’u japë një zgjidhje sepse përndryshe do të kërkojnë strehim politik dhe do të shkojnë te ambasada amerikane. 

Ata sot kanë thirrur në protestë: “Nuk ka bir ku*ve që na largon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet’.

Ndërkohë që një nga qytetarët paralajmëroi kryeministrin Rama se do ta mbrojë pronën me jetën e tij dhe askush të mos guxojë t’i prishë shtëpinë.

“Ne nuk do të largohemi që këtu, do ta mbrojmë me jetë pronën tonë. Të mos guxojë të vijë dikush të prishë shtëpinë, për pronën i heqim edhe kokën.“- u shpreh qytetari.

Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe deputetë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

“U informuam nga banorët e kësaj zone që në mënyrë arbitrare po u prishet prona. Po trajtohen jo si qenie njerëzore si nga Bashkia ashtu edhe qeveria. Këta njerëz po hidhen në rrugë. Ja u dhe një vit apo 2 vite qira, po pastaj. Shteti duhet të dëmshpërblejë. A është normale që banorët të hidhen në rrugë si qen rruge, e jo banorë të këtij shteti? Gjejeni fajin tek shteti e jo te qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë të mbrojnë jetën, pronën dhe familjen e tyre.”, u shpreh Flamur Noka.

Ndërsa deputeti Balliu tha: “Nuk ka bir nëne e as bir k*rve që t’u marrë shtëpitë qytetarëve shqiptarë pa shpjegim e pa asnjë kompensim.”

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *