Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, anulohen udhëtimet me traget nga Durrës-Bari dhe anasjelltas


Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për shkak të motit të keq për tragetet Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Lundrimi do të pezullohet për mbrëmjen e sotme, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.

“Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga  7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit”, njofton Autoriteti Portual Durrës.