Vendosni fjalën kyçe....

Kodrat me ullinj në Fier përfshihen nga zjarri, era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet monumenti i kulturës


Një zjarr i përmasave të mëdha po djeg kodrat me ullishte në fshatin Libofshë të Fierit.

Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur qindra rrënjë ullinj ndërkohë që flakët po drejtohen drejt Ardenicës.

Banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të izoluar flakët që përparojnë me shpejtësi duke rrezikuar banesa.

Po kështu zjarri rrezikon kishën shekullore monument kulture.