Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Spanjës në Samit: Tërësisht të angazhuar për një Europë të bashkuar


Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. foli në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Tiranë, për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Për kryeministrin spanjoll, u shpreh se e ardhmja duhet ndërtuar së bashku ku kërkohet një përpjekje nga të gjithë për një europë të bashkuar.

“Shpreh mirënjohje për Procesin e Berlinit. Këshilli Evropian ka luajtur rol shumë të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE dhe ky është një rol i rëndësishëm. Takimi ynë ndodh në një moment kyc, pasi sfidat e kontinentit kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj.

Të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do punojmë për një Evropë të bashkuar. Ne kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimin nga rajoni. Ne besojmë se mund të kemi gjëra të mira në të ardhmen. E rëndësishme është që qytetarët të shohin arritje të prekshme”, tha kryeministri spanjoll.