Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Spanjës gjatë Samitit në Tiranë: Dënojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit


Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë foli mbi luftën ndërmjet Izraelit dhe Pelestinës, ku u shpreh se dënon ashpër sulmin e Hamasit drejt Izraelit.

“KE ka luajtur një rol të rëndësishëm takimi ynë ndodh në një moment kyç sepse sfidat kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj, pushimi i Ukrainës nga Rusia, pandemia, shndërrimi digjital, shndërrimi ekonomik. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Ne jemi të angazhuar, do të punojmë për një Evropë të bashkuar, kërkojmë angazhim nga rajoni, hapi i duhur nga rajoni mendojmë që mund të krijohen dhe mund të kemi gjëra në të ardhmen, në këtë proces nkemi arritur rezultate në fronte të ndryshme. Po takohemi në një moment kyç për komunitetin, pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur para ky është thelbi  i procesit të Berlinit.  Dhuna është e kundërta e asaj që ne mbrojmë, dënojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit, ai ka të drejtën të mbronte, mbrojtja e qytetarëve, duhet të shmangim përshkallëzimin e dhunës, duke patur parasysh që e vetmja mënyrë është njohja e dy shteteve, në mënyrë që ato të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri me njëra-tjetrën”, tha Sanchez.