Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bën 79 vjeç dhe ka një mesazh (Video)



Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ditën e sotme mbush 79 vjeç.

Ai nëpërmjet një video në 79-vjetorin e tij ka dhënë një mesazh ku ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për bashkëshorten e tij, fëmijët e familjarët.

Berisha nuk la pa falënderuar edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët për miqësinë dhe bashkëpunimin që sipas tij ia kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit të tij.

Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”-shkruan Berisha.