Vendosni fjalën kyçe....

Gjyshi i shpëtoi familjen nga nazistët, gazetari takon gruan hebreje


Eni Francis ishte vetëm 6 vjeç kur mbërriti në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Sot ajo është nënë, gjyshe dhe një e moshuar e cila i shpëtoi Holokaustit nazist përgjatë luftës së dytë botërore.

Së fundmi ajo ka takuar gazetarin e A2 CNN, Jualian Kasapi, nipin e Hamdi dhe Zyrha Kasapit që strehuan familjen Francis, babanë e Enit, nënën e saj, vëllain dhe gjyshen në shtëpinë e tyre në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë.

Mirëpo, përgjatë luftës, jeta ka qenë e vështirë. Ajo kujton momentet e tmerrit kur familja e saj fshihej në Tiranë, e ndërsa mes kujtimeve të trishta ka të fiksuar në memorie edhe sheqerparen, ëmbëlsirën që u ka shuar urinë.

Gazetari-Luaje në lagje dhe çfarë më the më parë, çfarë ke ngrënë, sheqerpare?

Eni Francis– Sheqerpare bëhej në shtëpi, ishte shumë e ëmbël. Për ne ishte shumë e mirë, ishim njerëz të uritur. Çdo natë ishim mësuar të hanim vetëm bizele, pa bukë, pa mish.

Përgjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ata u përballën dhe me kërkimet e nazistëve shtëpi më shtëpi. Sot Eni përjeton sërish luftën.

Familja Francis është një nga qindra familjet e zakonshme izraelite të cilat u strehuan në Shqipëri përgjatë luftës së dytë botërore. Fati ishte me ta, por jo me qindra familje të tjera në Izrael dhe Rripin e Gazës të cilat janë shuar si pasojë e luftës.