Vendosni fjalën kyçe....

SHBA, Google paditet nga dy shqiptarë për diskriminim të gjuhës shqipe


Gjiganti teknologjik Google është paditur nga dy shqiptarë në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shqiptaro-amerikan, dhe Neshad Asllani mjek i njohur Kosovar.

Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.