Vendosni fjalën kyçe....

Granatimet izraelite përgjatë kufirit me Libanin, vritet 1 gazetar dhe plagosen 6 të tjerë


Një predhë izraelite goditi një tubim të gazetarëve ndërkombëtarë që mbulonin përleshjet në kufirin në Libanin jugor, duke vrarë një videograf të Reuters dhe duke lënë gjashtë gazetarë të tjerë të plagosur.

Një fotograf i Associated Press në vendngjarje pa trupin e videografit të Reuters, Issam Abdallah dhe gjashtë të plagosurit, disa prej të cilëve u dërguan me urgjencë në spital me ambulanca, percjell INDEPENDENT

 “Ne jemi thellësisht të pikëlluar t’ju themi se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë,” tha agjencia e lajmeve Reuters në një deklaratë. 

Agjencia shtoi se Abdallah ishte pjesë e një ekuipazhi të Reuters në Libanin jugor që po jepte një sinjal të drejtpërdrejtë.

Reuters tha se dy nga gazetarët e saj, Thaer Al-Sudani dhe Maher Nazeh, u plagosën në granatimet në zonën kufitare.

Televizioni Al-Jazeera i Katarit, tha se dy nga punonjësit e tij, Elie Brakhya dhe reporterja Carmen Joukhadar, ishin gjithashtu në mesin e të plagosurve.