Vendosni fjalën kyçe....

“S’dorëzohemi para padrejtësisë” – Studentët e Mjekësisë protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit


Studentët e Mjekësisë nuk janë kthyer ende në auditore duke vijuar bojkotin e mësimit. Ata janë kundër ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë në Shqipëri 5 vite pas diplomimit.

Studentët nuk e kanë nisur procesin mësimor në universitetet që nisi javën e shkuar. Ata kanë zhvilluar disa protesta para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e titullarëve.

Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej ‘Nuk dorëzohemi para padrejtësisë’ e marshuan nga Universiteti i Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Një ditë më parë u miratua pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën.

Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.