Vendosni fjalën kyçe....

Mbrojtësi i Bajernit kundërshton të bëjë vaksinën, i ‘vërsulen’ jashtë e brenda vendit


Menaxheri i kombëtares gjermane, Hansi Flick, ka nxituar për të mbrojtur yllin e tij të diskutueshëm Joshua Kimmich, i cili ka marrë reagime brenda dhe jashtë vendit për komentet e fundit mbi refuzimin e tij për të marrë një vaksinë Covid.

Mbrojtësi dhe mesfushori Kimmich foli për Sky Sports pas fitores 4-0 në Bundesligë ndaj Hoffenheim.

Para fillimit, një artikull i Bild pretendonte se ai ishte një nga pesë yjet e Bayernit që refuzoi të merrte vaksinën.

“Kam shqetësime për mungesën e studimeve afatgjata. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time. Unë i ndjek të gjitha masat higjienike dhe testohem çdo dy deri në tre ditë. Të gjithë duhet ta marrin vendimin vetë.” – tha Kimmich, në komentet e tij që u përqeshën e kritikuan gjerësisht brenda e jashtë vendit.

Në mars të vitit të kaluar, kur filloi pandemia, Kimmich filloi një nismë me shokun e skuadrës së Bayernit, Leon Goretzka, për të ofruar mbështetje për organizatat sociale dhe bamirëse për ata që kishin kaluar kohë të vështira.

“Solidariteti është i nevojshëm sepse shëndeti është gjëja më e rëndësishme, të gjithë mund të ndihmojnë”, tha Kimmich për faqen e internetit WeKickCorona.

Kimmich këmbënguli se kundërshtimi i tij ndaj vaksinës ‘nuk do të thotë se nuk e praktikoj atë që predikoj’.

“Ne i kemi dhuruar para Unicef-it në mënyrë që ata të mund të sigurojnë vaksinat për vendet pa qasje në to. Nëse njerëzit vendosin se duan të vaksinohen, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që ata munden,” shtoi ai për Sky.