Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Korrupsioni, PPP-të e monpolet e bënë Shqipërinë me kostot e infrastrukturës katër herë më shtrenjtë se rajoni


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për raportin më të fundit nga IFC-ja (International Finance Corporation) në lidhje me kostot e infrastrukturës në Shqipëri, të cilat rezultojnë katër herë më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit.

Meta në reagimin e tij shprehet se kjo ndodh për shkak të korrupsionit, PPP-ve dhe monopoleve që kanë shkatërruar konkurrencën e ndershme.

Raporti më i fundit i IFC-së, një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare theksonte se kostot e infrastrukturës në Shqipëri janë katër herë më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit.

Dhe kjo ndodh për shkak të korrupsionit, për shkak të PPP-ve, për shkak të monopoleve që kanë shkatërruar konkurrencën e ndershme.

E gjithë kjo bën atë që rrogat të jenë më të ulëta, bën atë që çmimet të jenë më të larta, bën atë që shërbimet të mungojnë apo të jenë të tilla që lënë aq shumë për të dëshiruar.”, shkruan Meta.