Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se trafikuan drejt Shqipërisë një mjet të vjedhur në Suedi, arrestohen dy persona


Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se trafikuan drejt Shqipërisë, një automjet të vjedhur në Suedi.

Në pranga u vunë shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMË”, të vjedhur në Suedi.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan vunë në pranga shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMË”, të vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” – njofton policia.