Vendosni fjalën kyçe....

Irani hedh poshtë aludimet për mbështetjen e Hamasit në sulmin ndaj Izraelit


Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit gjatë fundjavës, tha autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei të martën, por përshëndeti atë që ai e quajti humbjen “të pariparueshme” ushtarake dhe të inteligjencës të Izraelit.

Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”, tha Khamenei, i cili kishte veshur një shall palestinez, në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi.

Ky tërmet shkatërrues (sulmi i Hamasit) ka shkatërruar disa struktura kritike (në Izrael) të cilat nuk do të riparohen lehtë… Regjimi sionist me veprimet është fajtor për këtë fatkeqësi,” tha Khamenei, përcjell Reuters.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh sundimtarët klerikë të Iranit për nxitje të dhunës duke furnizuar me armë Hamasin. Teherani, i cili nuk e njeh Izraelin, thotë se i jep mbështetje morale dhe financiare grupit, i cili kontrollon Rripin e Gazës.

Mbështetja e kauzës palestineze ka qenë një shtyllë e Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979 dhe një mënyrë se si vendi i dominuar nga shiitët është modeluar si një udhëheqës i botës myslimane.