Vendosni fjalën kyçe....

“Irani bashkëpunëtor në sulmin e Hamasit, s’kemi prova specifike për mbështetjen e sulmit të 7 tetorit” – Shtëpia e Bardhë


Irani është  ‘bashkëpunëtor, në një kuptim të gjerë’, në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por nuk ka asnjë inteligjencë që tregon se Teherani ka ofruar mbështetje në mënyrë specifike për sulmin e paprecedentë, tha të martën këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne kemi thënë që në fillim se Irani është bashkëpunëtor në një kuptim të gjerë, sepse ata kanë siguruar pjesën e luanit të financimit për krahun ushtarak të Hamasit, ata kanë ofruar stërvitje, kanë ofruar aftësi, kanë ofruar mbështetje dhe ata kanë pasur angazhim dhe kontakte me Hamasin gjatë viteve dhe e gjithë kjo ka luajtur një rol në atë që kemi parë”, tha Sullivan.

“Sa i përket pyetjes nëse Irani e dinte paraprakisht për këtë sulm apo ndihmoi në planifikimin apo drejtimin e këtij sulmi, ne nuk kemi konfirmim për këtë, për momentin që jam duke qëndruar këtu në podium.” – shtoi ai, shkruan CNN.

Sullivan u tha gazetarëve se administrata ishte e angazhuar me homologët e saj izraelitë dhe ‘duke shikuar në të dhënat e inteligjencës për të parë nëse kemi ndonjë informacion të mëtejshëm për këtë’, duke shtuar: “Nëse ka një përditësim për këtë, unë do ta ndaj me ju.”

“Por, ndërsa unë qëndroj këtu sot, ndërkohë që Irani luan këtë rol të gjerë, këtë rol të qëndrueshëm, të thellë dhe të errët në ofrimin e gjithë kësaj mbështetjeje dhe aftësish për Hamasin, në lidhje me këtë sulm të veçantë të tmerrshëm më 7 tetor, ne aktualisht nuk kemi atë informacion”, tha ai.

I shtyrë se pse Izraeli nuk ishte në gjendje të parashikonte sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, Sullivan tha: “Ne nuk pamë asgjë më shumë se izraelitët që të sugjeronte se një sulm i këtij lloji do ndodhte.”