Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shtetas të huaj në Rinas dhe procedohen dy të tjerë për falsifikim dokumentash


Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë vijuar kontrollet me qëllim goditjen e krimeve kufitare.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një shtetas kinez 39-vjeç dhe një shtetase kamerunase 43-vjeçe, pasi paraqitën në sportel dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu theksohet se një shtetas turk, 24 vjeç është proceduar penalisht pasi iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

Vlen të theksohet se një tjetër shtetase e moshës 59-vjeçe u procedua pasi nuk deklaroi në kufi sendet me vlerë siç e përcakton ligji,

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar dokumente false dhe sendet me vlerë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.