Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti i çuditshëm, gropa thith makinën në Indi në pak sekonda (Video)


Një makinë e parkuar në një kompleks banimi në Mumbai, India u zhduk brenda sekondave, pasi toka u shemb poshtë saj. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në incidentin e çuditshëm.

Pamjet e shpërndara nga një shikues tregojnë pjesën e përparme të automjetit duke u zhytur në një vrimë të mbushur me ujë. Makina pastaj shkon drejt e poshtë në gropë, duke u zhytur krejtësisht poshtë.

Çuditërisht, disa automjete të parkuara vetëm pak më tutje mbetën plotësisht të padëmtuara, me tokën poshtë tyre dukshëm më të qëndrueshme.

Sipas raporteve të medias, pjesa ku ndodhi incidenti i çuditshëm ishte më parë një pus uji që ishte mbuluar me beton. Besohet se shiu i rrëmbyeshëm bëri që sipërfaqja të ndahej, duke krijuar gropën që thithi automjetin.

Për fat të mirë, askush nuk ishte brenda në makinë në kohën e incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *