Vendosni fjalën kyçe....

14-vjeçari goditet me sende të forta në kokë, dërgohet në spital


Një 14 vjeçar nga Korça ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.

Mësohet se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14 vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Ndërkaq, Policia e ka konfirmuar rastin.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes