Vendosni fjalën kyçe....

Mal i Zi dhe Shqipëria do zhvillojnë të hënën mbledhjen e përbashkët qeveritare


Ditën e hënë do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Raportohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.