Vendosni fjalën kyçe....

Zbuloi dhjetëra krime mafioze, ndërron jetë pas 9 ditësh gazetari holandez investigativ që u qëllua në kokë


Gazetari investigativ nga më të shquarit në Holandë, Peter R de Vries, i cili u qëllua dhe u plagos rëndë në Amsterdam  nëntë ditë më parë, ka ndërruar jetë në spital

Një deklaratë nga të afërmit e tij tha se “Pjetri luftoi deri në fund, por nuk ishte në gjendje të fitonte betejën”.

Të shtënat në 6 korrik tronditën Hollandën, kur u qëllua gazetari investigativ i njohur për zgjidhjen e krimeve edhe nga më të vështirat. 

De Vries, 64 vjeç, u qëllua në kokë disa minuta pasi u largua nga një studio televizive. Dy të dyshuar u arrestuan për ngjarjen.

Ai kishte fituar vlerësime kritike për raportimin e tij për botën e nëndheshme holandeze – përfshirë rrëmbimin e milionerit të birrës Freddy Heineken në 1983.

Ai është i rrethuar nga njerëzit që e duan atë,” thuhej në deklaratën e të afërmve. “Pjetri ka jetuar me bindjen e tij:” Në gjurin e përkulur nuk ka asnjë mënyrë të jesh i lirë “.