Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi terrorist i Hamasit, reagon Basha: Thellësisht i tronditur nga sulmet terroriste


Lulzim Basha u shpreh i tronditur për sulmin që goditi mëngjesin e të shtunës (07 Tetor), shtetin izraelit.

Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, ai thekson se do të qëndrojë pranë popullit izraelit në këto orë të vështira për ta.

Reagimi i Bashës:

Thellësisht i tronditur nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta.