Vendosni fjalën kyçe....

Samiti në Tiranë/ Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç bojkoton foton me homologët e tij


Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit.

Por, ajo që vihet re është se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e fotos duke e bojkotuar atë edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane. 

Në foto është dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që me sa duket ka ndikuar në zgjedhjen e Daçiç për të mos dalë në foto. Kjo si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës.